Gëzon trajneri i Leipzigut: Tani duam vendin e tretë

Futboll

Gëzon trajneri i Leipzigut: Tani duam vendin e tretë

Më: 2 maj 2024 Në ora: 17:00
Marco Rose

Fitorja e Borussia Dortmundit ndaj PSG-së është një lajm i shkëlqyer për futbollin gjerman, i cili nga sezoni i ardhshëm do të ketë pesë skuadra në kompeticionin më të lartë evropian: Champions League. Marco Rose, aktualisht trajneri i Leipzigut, nuk e fsheh faktin se e ka pritur me shumë gëzim arritjen e “një objektivi të rëndësishëm, që na jep siguri në planifikim”.

Leipzig ka kohë që lufton me Borussia Dortmundin për vendin e katërt dhe pas përplasjes së drejtpërdrejtë në javën e fundit të Bundesligës kaloi pesë pikë para skuadrës së Terzicit.

“Ne jemi dhe mbetemi ambiciozë. Nuk dua të shoh ndonjë relaksim, synojmë vendin e tretë”, tha ai në konferencën për shtypin në prag të ndeshjes kundër Hoffenheimit.

Leipzigu, i cili ka grumbulluar 22 nga 24 pikët e fundit në dispozicion, nuk do të bëjë rotacione të mëdha në ndeshjet e mbetura, kundër Ëerder Bremenit (11 maj) dhe Eintracht Frankfurtit (18 maj).

“Nuk kemi ndërmend të dhurojmë asgjë, por do t’u jap më shumë shanse atyre që kanë luajtur më pak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat