Dy lojtarë shqiptarë në garë për rrëmbyer trofeun

Futboll

Dy lojtarë shqiptarë në garë për rrëmbyer trofeun

Më: 2 maj 2024 Në ora: 20:48
Atalanta

Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, do të luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League-s.

Në fushën e lojës do të jenë nga minuta e parë dy futbollistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin dhe për Granit Xhakën.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare do të luajë me Atalantën e tij në një stadium të nxehtë si ai i Marseille-s, ndërsa Xhaka sfidon Romën në “Olimpico”.

Të dyja skuadrat e tyre, si Atalanta, ashtu edhe Bayer Leverkuseni synojnë që në fund të këtij kompeticioni të rrëmbejnë në duart e tyre trofeun e Europa League-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat